MBLEDHJA E BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË KOSOVARE PËR KRAHASIM DHE VERIFIKIM TË PRONËS

"

Nën organizimin e znj. Afërdita Beka Arifaj, drejtore e Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë, më datën 27 mars 2024, mbajti mbledhjen e radhës.  Në këtë mbledhje, Bordi Mbikëqyrës aprovoj unanimisht pikat në agjendë për miratim, mes tjerash edhe Raportin vjetor të AKKVP-së për vitin 2023, i cili i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Bordi mbikëqyrës u informua gjithashtu për skemën e re organizative të AKKVP-së, e cila paraprakisht ka marrë aprovimet e duhura nga Ministritë dhe Institucionet përkatëse, të kërkuara sipas ligjit.

Znj. Beka Arifaj, gjithashtu informoi Bordin Mbikëqyrës për punën dhe proceset aktuale që janë duke u zhvilluar brenda AKKVP-së, duke përfshirë riaktivizimin e administrimit të pronave dhe zbatimin e skemës vullnetare të qerasë, Informalitetin si dhe proceset tjera. Rastet e marrëveshjeve përmes ndërmjetësimit u cilësuan si aktivitete të suksesshme.