×

PËR AGJENCINË KOSOVARE PER KRAHASIM DHE VERIFIKIM TË PRONËS

Baza ekzistuese ligjore që rregullon Agjencinë

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), është themeluar me miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 9 qershor 2016 të Ligjit 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2016, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 08/L-052, i cili ka hyrë në fuqi 26 janar 2023. AKKVP është Agjenci e pavarur e themeluar sipas Nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila ka për mandat të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP) të zgjidh zbrazëtit dhe mospërputhjet në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të marra në Kosovë nga autoritetet serbe para qershorit të vitit 1999 dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe pronën private komerciale, si dhe pranimin e kërkesave të parashtruara të të drejtave pronësore të pakontestuara dhe legjitime të bartura në mënyrë joformale ndërmjet palëve para 24 marsit 1999, bartja formale e të cilave është ndaluar nga legjislacioni diskriminues apo për të cilat dokumentet e kërkuara për regjistrim në sistemin kadastral të Kosovës nuk ekzistojnë.

Kalimi nga AKP te AKKVP

Me krijimin e AKKVP-së, Agjencia Kosovare e Pronës (AKP) pushoi së ekzistuari. Ligji për AKKVP transferoi të gjitha kompetencat, buxhetin, obligimet kontraktuale dhe asetet fizike nga AKP te AKKVP. Në përgatitje për mandatin e ri, AKKVP ndërmori veprime të ndryshme për të siguruar një kalim të suksesshëm dhe zbatimin e ligjit. Shumë nga këto veprime tashmë janë përfunduar, ndërsa disa janë ende në proces.

×

Mandati i AKKVP

Mandati

Si rezultat i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për kthimin e të dhënave kadastrale të zhvendosura nga Serbia në vitin 1999, u krijua Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Agjencia ka për detyrë të pranojë, regjistrojë dhe trajtojë kërkesat për njohjen e të drejtave pronësore të transferuara në mënyrë joformale para 24 marsit 1999. Kjo përfshin krahasimin e 4,037,264 dokumenteve kadastrale të kthyer nga Serbia me ato aktuale në Kosovë, për të zgjidhur mospërputhjet dhe për të plotësuar regjistrin kadastral të Kosovës.

Mandati shtesë i trashëguar nga AKP

Sipas ligjit 05/L-010, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) ka trashëguar mandatin e Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP). Ky mandat përfshin zgjidhjen e kërkesave të pronësisë dhe të drejtave të shfrytëzimit për pronën e paluajtshme private, përfshirë pronat bujqësore dhe komerciale, që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë (27 shkurt 1998 – 20 qershor 1999). Këto kërkesa, tani do të trajtohen nga AKKVP përmes Komisionit për Kërkesa Pronësore (KKP), me të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës.

AKKVP ka autoritetin për të zbatuar vendimet e AKP-së, si dhe të Drejtorisë për Çështje Pronësore dhe Banesore (DÇPB), e cila u themelua me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/23. AKKVP është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve finale të KVVP-së, KKP-së, Komisionit për Kërkesa Pronësore Banesore (KPB) dhe aktgjykimeve të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme.

×
Bordi Mbikëqyrës

Bordi Mbikëqyrës ka pesë anëtarë, tre ndërkombëtarë dhe dy vendorë, të emëruar sipas legjislacionit në fuqi. Ai mbikëqyr punën e AKKVP-së dhe jep udhëzime për politikat dhe orientimin e Agjencisë, por nuk merr pjesë në vendimmarrjen e KVVP-së dhe KKP-së. Drejtori i Sekretarisë Ekzekutive e përfaqëson Sekretarinë Ekzekutive para Bordit. Sekretaria Ekzekutive i ofron bordit shërbime administrative, duke përfshirë organizimin e mbledhjeve, shpërndarjen e dokumenteve dhe monitorimin e veprimeve sipas udhëzimeve të Bordit. 

Dy anëtarë të Bordit emërohen nga Kuvendi sipas propozimit të Kryeministrit, ndërsa tre anëtarë të Bordit emërohen nga PPBE, duke përfshirë një përfaqësues/e vendor/e nga radhët e komunitetit jo shumice. Kryesuesi/ja i/e Bordit zgjidhet nga  anëtarët e Bordit.

Z. Hamit Basholli

Kryesues i Bordit Mbikëqyrës

Anëtar i Bordit Mbikëqyrës

Znj. Selvete Gagica

Anëtare e Bordit Mbikëqyrës

Anëtare e Bordit Mbikëqyrës

Z. Jarmo Feliks Helppikangas

Shef i Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e PPBE-së në Kosovë

Anëtar i Bordit Mbikëqyrës

Znj. Minca Benedejčič

Ambasadore e Sllovenisë

Anëtare e Bordit Mbikëqyrës

Znj. Danijela Barišić

Ambasadore e Kroacisë

Anëtare e Bordit Mbikëqyrës
×
img