Pyetjet me te shpeshta

Çka është Agjencia Kosovare e Pronës (AKP)?

Çka është Agjencia Kosovare e Pronës (AKP)?

AKP-ja ka mandatin të pranojë, regjistrojë, dhe përmes Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KKPK-së) të zgjidhë kërkesat të cilat janë si pasojë e konfliktit të armatosur i cili ka ndodhur ndërmjet 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999, në lidhje me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale. Kundër vendimit te KKPK-së mund te bëhet ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Agjencia ka mandat të qartë dhe ndarje të roleve mes tri organeve të saj kryesore, më saktë: Sekretarisë EkzekutiveKomisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KKPK) dhe Bordit Mbikëqyrës.

Bordi Mbikëqyrës

Bordi Mbikëqyrës mbikëqyrë punën e AKP-së dhe i ofron asaj mbikëqyrje administrative, orientim të përgjithshëm dhe udhëzim politik. Bordi Mbikëqyrës nuk merr pjesë në procesin në të cilin KKPK-ja miraton konstatimet dhe konkludimet mbi kërkesat individuale.
Bordi Mbikëqyrës përbëhet nga pesë (5) anëtarë. Tre anëtarë, përfshirë edhe Kryetarin, emërohen nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe dy anëtarë propozohen nga Kryeministri dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Sekretaria Ekzekutive

Sekretaria Ekzekutive është përgjegjëse për pranimin, regjistrimin dhe përgjigjen në kërkesa, njoftimin e palëve dhe përpunimin e kërkesave përmes verifikimit të dokumentacionit të paraqitur, mbledhjes së dëshmive dhe mbajtjes së intervistave me palët në kërkesa, si dhe për përgatitjen e shkresave të kërkesave për t’u shqyrtuar nga KKPK-ja. Duke pasuar vendimin mbi kërkesën të lëshuar nga KKPK-ja apo me rastin e ankesës e cila pasohet me lëshuarjen e aktgjykimit nga Gjykata Supreme e Kosovës, Sekretaria Ekzekutive duhet të zbatojë vendimin apo aktgjykimin.

Sekretaria Ekzekutive ka Drejtorin Ekzekutiv dhe Zv. Drejtorin Ekzekutiv. Drejtori emërohet nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar. Zv. Drejtori propozohet nga Kryeministri dhe emërohet nga Kuvendi i Kosovës.

Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës

KKPK-ja është pjesë e AKP-së dhe ka kompetencë të vendos mbi kërkesat të cilat i referohen atij nga Sekretaria Ekzekutive. KKPK-ja përbëhet nga dy komisionerë ndërkombëtarë dhe një vendor. Dy komisionerët ndërkombëtarë emërohen nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar. Komisioneri vendor propozohet nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe emërohet nga Kuvendi i Kosovës.

Anëtarët e Komisionit duhet të jenë ekspertë në lëmin e së drejtës pronësore banesore dhe kompetentë për të ushtruar detyra juridike.

Kush mund të paraqes kërkesë në AKP?

Kush mund të paraqes kërkesë në AKP?

Çdo person fizik apo juridik mund të paraqes kërkesë në AKP kur ajo kërkesë përfshihet në njërën nga kategoritë në vijim, ku pohohet që:

  1. ata janë pronarë të pronës së paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore, banesore dhe komerciale dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre pronësore; apo
  2. ata janë posedues/shfrytëzues të ligjshëm apo bartës të së drejtës së banimit në pronën paluajtshme private,  përfshirë pronën bujqësore, banesore dhe komerciale, dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre pronësore.

A mund të më përfaqësojë dikush tjetër nëse kam paraqitur kërkesë?

A duhet të paguaj për zhvillimin e procedurës në AKP?

Cila është dita e fundit për paraqitjen e kërkesës?Publikime ne media

Çka nëse dua të tërheq kërkesën time nga AKP-ja?

Si do të procedohet kërkesa ime?

A mund të ankohem ndaj vendimit të KKPK-së?

Më është dërguar kopja e dokumenteve, por nuk mund t’i lexoj pasi që janë në shqip/serbisht?

Formulari i aplikimit për ndihmë në përkthimin e dokumenteve

Si mund të zbatohet një vendim?

Cila është lidhja mes DÇPB-së dhe AKP-së?

Çka nënkupton “Prona nën Administrim”?

Për çka nevojitet “Skema e Qirasë”?