Mbahet mbledhja e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë

"

Me datë 09.11.2023 u mbajt mbledhja e radhës e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë. Në kuadër të këtij takimi u miratua plani Vjetor i Punës për vitin 2022. Po ashtu anëtarët e Bordit u njoftuan nga Drejtoresha e Sekretarisë Ekzekutive, znj. Aferdita Beka-Arifaj mbi zhvillimet e fundit në Agjenci, hapat e ndërmarrë në përmbushjen e mandatit të Agjencisë, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia në arritjen e objektivave të saja. Me këtë rast, anëtarët e Bordit Mbikëqyrës shprehën konsideratën e tyre me punën e Agjencisë si dhe ofruan mbështetjen e tyre ne mënyrë që sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia të tejkalohen më lehtë.