Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), Zyra Regjionale në Gjilan, shpall ftesë për shprehje të interesit për marrjen me qira të një objekti që do të shfrytëzohet për nevojat e funksionimit të zyrës.
Ftohen të gjithë të interesuarit që posedojnë objekte të përshtatshme për këtë qëllim që të paraqesin ofertat e tyre duke plotësuar formularin zyrtar të AKKVP-së.
Formulari i aplikimit mund të merret çdo ditë pune në zyrat e AKKVP-së, Zyra Regjionale në Gjilan, nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ose mund të shkarkohet nga uebfaqja zyrtare e AKKVP-së www.kpcva.org.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë ofertat e tyre në zyrat e AKKVP-së, Zyra Regjionale në Gjilan, deri më datë 13 prill 2026.
Çdo ofertë e dorëzuar pas këtij afati nuk do të merret në shqyrtim.