×
×

Mandati i AKKVP

Mandati

Si rezultat i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për kthimin e të dhënave kadastrale të zhvendosura nga Serbia në vitin 1999, u krijua Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Agjencia ka për detyrë të pranojë, regjistrojë dhe trajtojë kërkesat për njohjen e të drejtave pronësore të transferuara në mënyrë joformale para 24 marsit 1999. Kjo përfshin krahasimin e 4,037,264 dokumenteve kadastrale të kthyer nga Serbia me ato aktuale në Kosovë, për të zgjidhur mospërputhjet dhe për të plotësuar regjistrin kadastral të Kosovës.

Mandati shtesë i trashëguar nga AKP

Sipas ligjit 05/L-010, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) ka trashëguar mandatin e Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP). Ky mandat përfshin zgjidhjen e kërkesave të pronësisë dhe të drejtave të shfrytëzimit për pronën e paluajtshme private, përfshirë pronat bujqësore dhe komerciale, që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë (27 shkurt 1998 – 20 qershor 1999). Këto kërkesa, tani do të trajtohen nga AKKVP përmes Komisionit për Kërkesa Pronësore (KKP), me të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës.

AKKVP ka autoritetin për të zbatuar vendimet e AKP-së, si dhe të Drejtorisë për Çështje Pronësore dhe Banesore (DÇPB), e cila u themelua me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/23. AKKVP është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve finale të KVVP-së, KKP-së, Komisionit për Kërkesa Pronësore Banesore (KPB) dhe aktgjykimeve të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme.

×
Bordi Mbikëqyrës i AKKVP-së

Bordi Mbikëqyrës mbikëqyr punën administrative të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) dhe ofron udhëzime për politikat dhe orientimin e përgjithshëm të AKKVP-së.

Bordi nuk merr pjesë në procesin përmes të cilit Komisioni i miraton vendimet për kërkesat apo rastet individuale.

Bordi përbëhet prej pesë (5) anëtarëve. Dy (2) anëtarë emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas propozimit nga Kryeministri, ndërsa tre (3) anëtarë emërohen nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE), në pajtim me legjislacionin në fuqi. Kryesuesi i Bordit zgjidhet nga anëtarët e Bordit.

Drejtori/ja i/e Sekretarisë Ekzekutive e përfaqëson Sekretarinë Ekzekutive para Bordit, ndërsa Sekretaria Ekzekutive i ofron Bordit shërbime administrative në ushtrimin e funksioneve të tij.

Znj. Danijela Barišić

Ambasadore e Kroacisë në Kosovë

Anëtare e Bordit Mbikëqyrës

Znj. Emily Rakhorst

Zv. Shefe e Misionit Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë

Anëtare e Bordit Mbikëqyrës
×
img