Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) ka filluar dërgimin e njoftimeve të para për pronat e paluajtshme në kuadër të mandatit për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore (informalitetit).
Ky hap shënon fillimin e një procesi të rëndësishëm për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve që lidhen me formalizimin e së drejtës pronësore.
Dërgimi i njoftimeve ka për qëllim identifikimin e pronave, informimin e palëve të përfshira në proces, si dhe përgatitjen për shqyrtim dhe vendimmarrje nga Komisioni përkatës i AKKVP-së.
Përmes këtij procesi, AKKVP garanton një trajtim të drejtë, ligjor dhe transparent të çështjeve pronësore që prekin qytetarët e Republikës së Kosovës.
