Drejtoresha e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), znj. Afërdita Beka Arifaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë.
Gjatë takimit, drejtoresha Beka Arifaj prezantoi të arriturat e AKKVP-së në tre mujorin e fundit dhe sfidat me të cilat po përballet Agjencia në realizimin e mandatit të saj. U diskutua edhe për fushatën mediale për sensibilizimin e opinionit për punën e agjencisë.
Gjatë takimit u nënvizua nevoja për mbështetje të vazhdueshme institucionale.
Takimi përfundoi me zotimin për hapa konkretë në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve të Agjencisë dhe avancimit të projekteve në përputhje me kornizën ligjore dhe strategjike.
