Mbahet mbledhja e radhës e Bordit Mbikëqyrës të AKKVP-së

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Bordit Mbikëqyrës dhe menaxhmentit të AKKVP-së.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Bordit u informuan nga Drejtoresha e Agjencisë, znj. Afërdita Beka Arifaj, lidhur me aktivitetet e realizuara si dhe sfidat me të cilat po përballet AKKVP.

Anëtarët e Bordit vlerësuan punën e deritanishme të AKKVP-së dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për realizimin e suksesshëm të objektivave të saj.

Ky ishte takimi i fundit në cilësinë e anëtares se bordit për znj.Minca Benedejcic, njëherit ambasadore e Sllovenisë në Kosovë, e cila përfundon mandatin e saj.

Drejtoresha znj. Beka Arifaj, e falenderoi ambasadoren për angazhimin dhe përkushtimin e saj duke e vlerësuar kontributin e saj për punën e AKKVP-së.