AKKVP organizon një trajnim dyditor për menaxhimin e arkivit

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) ka organizuar një trajnim dyditor me fokus në çështjet e menaxhimit të arkivit dhe menaxhimin e punës ne zyre.

Qëllimi i trajnimit ka qenë forcimi i kapaciteteve institucionale për menaxhimin efikas dhe në përputhje me ligjin të dokumentacionit arkivor, si dhe harmonizimi i praktikave të brendshme.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit janë informuar për detyrimet ligjore dhe administrative të institucioneve publike për menaxhimin e arkivës dhe punës në zyre, gjithashtu edhe për zbatimin praktik të udhëzimeve administrative.

Ky trajnim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të AKKVP-së për përmirësimin e admninistrimit të brendshëm, rritjen e transparencës dhe garantimin e ruajtjes së duhur të dokumentacionit të rendësishëm zyrtar.

Trajmi është mbështetur nga projekti PIAKOS i Bankës Botërore përmes ATRC-së.