Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) nga sot është më afër qytetarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, me qëllim të ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve, duke u mundësuar atyre që të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore në përputhje me mandatin e AKKVP-së.
AKKVP do të vazhdojë përkushtimin e saj për të qenë pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës, gjithandej, duke krijuar mundësi për komunikim të hapur, bashkëpunim dhe trajtim efikas të çështjeve pronësore.
Adresa e zyres: Rr. Sutjeska, pn,
Tel: +383 (0)28 516 137
