AKKVP dhe AKK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), e përfaqësuar nga znj. Afërdita Beka Arifaj, Drejtore Ekzekutive, dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), e përfaqësuar nga z. Faik Kelmendi, Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, me qëllim të mbështetjes së zbatimit të mandatit ligjor të AKKVP-së dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Përmes këtij memorandumi synohet avancimi i efikasitetit institucional, i proceseve të verifikimit të të dhënave pronësore dhe i koordinimit ndërmjet dy institucioneve, duke kontribuar në ushtrimin më efektiv të mandatit dhe përmbushjen e përgjegjësive ligjore.

AKKVP dhe AKK mbeten të përkushtuara për zbatimin e memorandumit dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në funksion të sigurisë ligjore dhe mbrojtjes së të drejtave pronësore.