SHPALLJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT MARRJA E OBJEKTIT ME QIRA (ZYRA REGJIONALE PRIZREN)
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) shpall Ftesë Publike për Shprehje të Interesit për marrjen me qira të një objekti në Prizren, i cili do të shfrytëzohet për funksionimin e Zyrës Regjionale të AKKVP-së në Prizren.
Ftohen të gjithë të interesuarit, të cilët posedojnë objekte të përshtatshme për këtë qëllim, që të paraqesin ofertat e tyre për dhënien me qira të objektit, duke plotësuar formularin zyrtar të AKKVP-së për shprehje të interesit.
Formulari i aplikimit mund të merret çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në Zyrën Regjionale të AKKVP-së në Prizren, si dhe mund të shkarkohet nga uebfaqja zyrtare eAKKVP-së: https://www.kpcva.org/sq/shpallje/shpallje-per-shprehje-te-interesit-per-marrjen-me-qira-te-nje-objekti-per-nevojat-e-akkvp-se
Të gjithë personat e interesuar duhet t'i dorëzojnë ofertat e tyre, së bashku me formularin e plotësuar dhe dokumentacionin e kërkuar, në Zyrën Regjionale të AKKVP-së në Prizren, më së largu deri më 24 nëntor 2026.
Ofertat e dorëzuara pas përfundimit të afatit të përcaktuar nuk do të merren në shqyrtim.
AKKVP-ja do t'i shqyrtojë ofertat e pranuara në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në formularin zyrtar për shprehje të interesit, duke marrë parasysh përshtatshmërinë e objekteve për nevojat funksionale dhe institucionale të Zyrës Regjionale në Prizren.