SHPALLJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT MARRJA E OBJEKTIT ME QIRA
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) shpall Ftesë Publike për Shprehje të Interesit për marrjen me qira të një objekti në Prishtinë, i cili do të shfrytëzohet për funksionimin e Zyrës Qendrore dhe Zyrës Regjionale të AKKVP-së në Prishtinë.
Ftohen të gjithë të interesuarit, të cilët posedojnë objekte të përshtatshme për këtë qëllim, që të paraqesin ofertat e tyre për dhënien me qira të objektit, duke plotësuar formularin zyrtar të AKKVP-së për shprehje të interesit.
Formulari i aplikimit mund të merret çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në Zyrën Qendrore ose në Zyrën Regjionale të AKKVP-së në Prishtinë, si dhe mund të shkarkohet nga uebfaqja zyrtare e AKKVP-së: https://www.kpcva.org/sq/shpallje/shpallje-per-shprehje-te-interesit-marrja-e-objektit-me-qira-2.
Të gjithë personat e interesuar duhet t'i dorëzojnë ofertat e tyre, së bashku me formularin e plotësuar dhe dokumentacionin e kërkuar, në Zyrën Qendrore ose në Zyrën Regjionale të AKKVP-së në Prishtinë, më së largu deri më 24 nëntor 2026. Ofertat e dorëzuara pas përfundimit të afatit të përcaktuar nuk do të merren në shqyrtim.
AKKVP do t'i shqyrtojë ofertat e pranuara në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në formularin zyrtar për shprehje të interesit, duke marrë parasysh përshtatshmërinë e objekteve për nevojat institucionale.