Punëtori tre (3) ditore e organizuar nga Agjenc...

Me qëllim të finalizimit të akteve nënligjore të cilat burojnë nga Ligji Nr. 08/L-052 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit...

Drejtoresha dhe Zëvendësdrejtori i Sekretarisë ...

Me dt. 13 qershor 2023, Drejtoresha Afërdita Beka-Arifaj si dhe Zëvendësdrejtori Milaim Çekaj të Sekretarisë Ekzekutive mbajtën takim njoftues me...

AKKVP priti në takim Dr. Dana Landau

Me datën 09/06/2023, znj. Hana Jonuzi Zv. Kryesuese e Njësisë së Informimit dhe z. Veton Demi Zv. Drejtor i Departamentit...

Emërimi i Drejtorit dhe Zëvendës Drejtorit të S...

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 8 qershor, 2023, me shumicë votash emëroi znj. Afërdita...

1 2 3 4
INFORMATË PËR MEDIA

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim te Pronave (AKKVP) i mirëpret të gjitha kërkesat nga mediat të lidhura me mandatin e AKP-së dhe Drejtoratin për Çështje Pronësore Banesore (DÇPB). Agjencia është e vendosur që mediave t’u ofrojë të gjitha informatat e nevojshme.

Të gjitha kërkesat e mediave duhet të drejtohen te:

Z. Arianit Buçaj

U.D. Kryesues i Njësisë së Informimit

038 249 918 Lokali: 177 arianit.bucaj@rks-gov.net

Me qëllim që AKKVP-ja t’u ofrojë mediave ndihmën më të mirë të mundshme, agjencia do të veprojë sipas këtyre parimeve:

  1. Të gjitha kërkesat nga mediat do të marrin përgjigje.
  2. AKKVP-ja do t’i përgjigjet kërkesave të mediave sa më shpejtë që është e mundur, por ju lusim që t’i jepni kohë agjencisë që të kontrollojë faktet para se të jap ndonjë deklaratë.
  3. AKKVP-ja nuk është në pozitë për të dhënë deklarata të posaçme për kërkesa individuale. Nëse mediat kërkojnë komente të tilla, AKKVP-ja mund të japë vetëm deklarata të përgjithshme lidhur me procedurat dhe rregulloret.
  4. AKKVP-ja nuk është në pozitë që t’u ofrojë mediave kopjet e dokumenteve të paraqitura nga palët në kërkesë. Megjithatë, të gjitha vendimet e lëshuara nga Komisioni i Kërkesave për Çështje Pronësore Banesore si dhe Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës janë të hapura për publikun. Këto vendime do të publikohen në faqen tonë të internetit menjëherë pas njoftimit të të gjitha palëve në kërkesë.
  5. AKKVP-ja do të ofrojë ndihmë në përkthim për të ndihmuar mediat sipas nevojës.

Disa udhëzime për mediat me qëllim që të sigurojë shqyrtimin me kohë të kërkesave:

  • Ju lutemi të gjitha kërkesat t’i drejtoni tek personat e caktuar më lartë
  • Bëhuni sa më të përpiktë që të mundeni lidhur me llojin e informatës/deklaratës që kërkoni
  • Nëse e mundshme, stacionet televizive dhe ato të radios duhet të dërgojnë pyetjet e tyre të specifike para seancës së incizimit