Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) mbajti takimin e radhës, gjatë të cilit u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe zbatimin e mandatit ligjor të AKKVP-së.
Gjatë takimit, Drejtoresha Ekzekutive e AKKVP-së, znj. Afërdita Beka Arifaj, informoi anëtarët e Bordit lidhur me aktivitetet kryesore të AKKVP-së në kuadër të zbatimit të mandatit ligjor, me theks të veçantë në procesin e përpunimit të kërkesave për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore.
Në takim u diskutuan gjithashtu sfidat me të cilat AKKVP është përballur gjatë kësaj periudhe, si dhe hapat e ndërmarrë për avancimin e proceseve të punës. Bordi Mbikëqyrës vlerësoi të arriturat e deritanishme dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit institucional për zbatimin efikas të mandatit të AKKVP-së.
AKKVP mbetet e përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore, në funksion të trajtimit profesional dhe transparent të çështjeve pronësore që janë në kompetencë të AKKVP-së.
