Themelohet Grup Punues për hartimin e rregullores për Organizimin e Brendshëm të AKKVP-së

"

Me themelimin e grupit punues për hartimin e projekt rregullores për Organizimin e brendshëm, Sistematizimin e Vendeve të Punës dhe Vlerësim të Klasifikimit të vendeve të punës në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, me dt. 19/07/2023 grupi punues ka mbajtur takimin e parë. Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtoresha znj. Afërdita Beka-Arifaj dhe Zëvendësdrejtori z. Milaim Çekaj, të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë, si dhe një zyrtarë nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik (DMZP).