Takim njoftues me anëtarët e bordit mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP)

"

Me rastin e zgjedhjes së dy anëtarëve ndërkombëtar dhe dy anëtarëve vendor të bordit mbikëqyrës te Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), znj. Aferdita Beka – Arifaj, Drejtore e Sekretarisë Ekzekutive të AKKVP-së, me datë 02.08.2023 mbajti dy takime.

Në takimin e parë njoftues, Znj. Afërdita Beka-Arifaj së bashku me z. Milaim Cekaj, zëvendësdrejtor i Sekretarisë Ekzekutive të AKKVP-së, kanë pritur anëtarët ndërkombëtarë SH.K. Znj. Carin Lobbezoo, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, SH.K Znj. Minca Benedejčič, Ambasadore e Republikës Sllovene në Kosovë dhe Znj. Violeta Demaj, Përfaqësuese e Zyrës së BE-së për Kosovë.

Në takimin e dytë, përveq anëtarëve ndërkombëtar të bordit, janë bashkangjitur edhe anëtarët vendor të bordit mbikëqyrës të AKKVP-së, Znj, Selvete Gagica dhe Z. Hamit Basholli. Gjatë ketij takimi anëtarët e Bordit Menaxhues u informuan rreth puneve, proceseve, aktiviteteve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet AKKVP-ja si dhe u diskutua rreth mundesive të tejkalimit të tyre.

Në vazhdën e takimeve të cilat do të mbahën në të ardhmën, anëtarët e bordit dhe menaxhmenti i AKKVP-së, u dakorduan që takimit i Bordit, të mbahet në fillim të muajit tetor të këtij viti.