Takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë Zt. Tomas Szunyog

"

Me datë 28 shtator 2023 Drejtoresha e Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë, Znj. Afërdita Beka – Arifaj e shoqëruar nga Zv. Drejtori i Sekretarisë Z. Milaim Cekaj priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë Zt. Tomas Szunyog, i shoqëruar nga Znj. Violeta Demaj anëtare e Komisionit për Kërkesa Pronësore si dhe Zt. Jarmo Feliks Helppikangas, Udhëheqës i seksionit të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, njëherit anëtarë i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë.

Znj. Beka – Arifaj e njoftoj përfaqësuesin e BE-së mbi punën e AKKVP-së, mandatin dhe po ashtu sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia. Ishte qëndrim i përbashkët i të dyja palëve vazhdimi i bashkëpunimit të thuktë në mbrojtjen e të drejtave pronësore në Kosovë.