Sot, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), Afërdita Beka Arifaj, priti në takim njoftues anëtaren e sapoemëruar të Bordit mbikqyrës të AKKVP-së, Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Znj. Danijela Barišić. Gjatë takimit, Znj. Barišić u informua për mandatin dhe punën e Agjencisë, me fokus në avancimin e qëllimeve të përbashkëta. Në takim mori pjesë gjithashtu Kryesuesi i Bordit, Z. Hamit Basholli.
Në emër të AKKVP-së, Znj. Barišić i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rol të ri. Jemi të bindur se bashkëpunimi ynë do të jetë i frytshëm dhe do të sjellë rezultate konkrete në punën e mëtejshme të Agjencisë.