Drejtorja e AKKVP-së Aferdita Beka Arifaj, pret në zyrën e saj zyrtarë të Bankës Botërore

"
 Drejtorja e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Afërdita Beka Arifaj, ka pritur në zyrën e saj tre zyrtarë të Bankës Botërore, Paul Prettitore, Caleb Travis Johnson dhe Selma Ljubijankic, ku është folur për aktivitetet si dhe prioritet e AKKVP-së.
 Ky takim është si vazhdimësi e pjesmarrjes që drejtorja Beka Arifaj e ka pasur në Washington DC të SHBA-ve, ku është diskutuar për administrimin e tokave, sigurimin e pronësisë së tokës, të drejtat e grave për tokën, ndryshimet klimatike dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me tokën.