Drejtoresha e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), znj. Afërdita Beka Arifaj, mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, znj. Beka Arifaj e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe kohën e ndarë për t’u njohur nga afër me punën e AKKVP-së. Gjithashtu, Ambasadori Hargreaves u informua për progresin, sfidat dhe objektivat e Agjencisë, dhe u vlerësua lartë mbështetja e vazhdueshme që Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka ofruar ndër vite.
Znj. Beka Arifaj shprehu bindjen se bashkëpunimi i ngushtë dhe mbështetja e Ambasadës do të vazhdojnë të jenë të një rëndësie të madhe për realizimin e suksesshëm të mandatit të AKKVP-së, duke kontribuar në përmbushjen e qëllimeve institucionale për të ardhmen.