Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pjesë e Konferencës së Bankës Botërore “World Bank Land Conference 2024”

"

Drejtorja e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Afërdita Beka Arifaj, po merr pjesë në “The World Bank Land Conference” në Washington DC, të SHBA-ve.

Gjatë kësaj konference po mbahen sesione të ndryshme nga administrimi i tokave, sigurimi i pronësisë së tokës, e drejta e grave për tokën, ndryshimet klimatike dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me token.

Gjithashtu, drejtorja  Beka Arifaj ka zhvilluar takim me z. Paul Pettitore nga Banka Botërore, për të biseduar rreth projektit REGIP.

Në këtë konferencë janë duke marrë pjesë edhe Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë si dhe zyrtarë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.