Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (Agjencia) mban takim me OSBE-në dhe Kanun

"

Me dt. 4 Korrik 2023, Agjencia mbajti takimin e radhës me përfaqësuesit e OSBE-së z. Bilbil Kastrati dhe znj. Arta Shala-Visoka si dhe me përfaqësuesin e Agjencisë së Marketingut Kanun z. Vullnet Gacaferri. Në takim i priti Drejtoresha znj. Afërdita Beka-Arifaj, Zëvendësdrejtori z. Milaim Çekaj dhe znj. Hana Jonuzi Zëvendësuese e Njësisë së Informimit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Në takim u diskutua rreth Strategjisë për Fushatën Mediale lidhur me Transaksionin joformal, bazuar në Ligjin Nr.08/L-052 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr.05/L-010 Agjencia ka për mandat përmes Komisionit për Kërkesa Pronësore (KKP) të vendos për kërkesat e parashtruara për njohje ligjore të të drejtave pronësore, të pakontestuara dhe legjitime, mbi pronat e paluajtshme, të bartura përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999.