AKKVP dhe KGJK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e koordinimit në çështjet që ndërlidhen me të drejtat pronësore.
Ky memorandum synon të krijojë një kornizë më të strukturuar bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore.
Bashkëpunimi ndërinstitucional përbën një element të rëndësishëm për funksionimin efikas të mekanizmave që trajtojnë çështjet pronësore, si dhe për forcimin e sigurisë juridike dhe besimit të qytetarëve në institucione.