Republika e Kosovës · Republika Kosovo · Republic of Kosovo
AKKVP
Bordi Mbikëqyrës mbikëqyr punën administrative të AKKVP-së dhe ofron udhëzime për politikat dhe orientimin e saj.
Qeverisja
Bordi Mbikëqyrës është organ i pavarur i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), i cili mbikëqyr punën dhe veprimtarinë e Agjencisë, si dhe ofron udhëzime lidhur me politikat dhe orientimin e saj të përgjithshme.
Bordi nuk merr pjesë në procesin përmes të cilit Komisioni i miraton vendimet për kërkesat apo rastet individuale.
Bordi përbëhet prej pesë (5) anëtarëve. Dy (2) anëtarë emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas propozimit nga Kryeministri, ndërsa tre (3) anëtarë emërohen nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE), në pajtim me legjislacionin në fuqi. Kryesuesi i Bordit zgjidhet nga anëtarët e Bordit.
Drejtori/ja i/e Sekretarisë Ekzekutive e përfaqëson Sekretarinë Ekzekutive para Bordit, ndërsa Sekretaria Ekzekutive i ofron Bordit shërbime administrative në ushtrimin e funksioneve të tij.
5
Anëtarë gjithsej
2
Emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propozim të Kryeministrit
3
Emërohen nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE)
Znj. Danijela Barišić
Ambasadore e Kroacisë në Republiken e Kosovë
Anëtare e Bordit MbikëqyrësZnj. Emily Rakhorst
Zv. Shefe e Misionit, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republiken e Kosovë
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës