Republika e Kosovës · Republika Kosovo · Republic of Kosovo
AKKVP
Është organi ekzekutiv dhe administrativ i AKKVP-së, përgjegjës për zbatimin e mandateve ligjore, përpunimin e rasteve dhe zbatimin e vendimeve të Komisioneve.
Sekretaria Ekzekutive udhëhiqet nga Drejtori/ja qe raporton dhe përgjigjet për përmbushjen e detyrave para Bordit Mbikqyrës, është përgjegjëse për përgatitjen dhe trajtimin profesional të rasteve, mbështetjen e komisioneve të AKKVP-së, si dhe dhe ushtrimin e detyrave që lidhen me zbatimin e vendimeve, sipas kompetencave të përcaktuara me ligj.
Për kryerjen efikase të përgjegjësive, autorizimeve dhe detyrave të punës që i janë caktuar, Sekretaria Ekzekutive organizohet në departamente, divizione dhe zyra regjionale.
Pranon, shqyrton dhe përmes KKP-së vendos për kërkesat e parashtruara për njohje ligjore të të drejtave pronësore, të pakontestuara dhe legjitime, mbi pronat e paluajtshme, të bartura përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999, bartja formale e të cilave është ndaluar nga legjislacioni diskriminues apo për të cilat dokumentet e kërkuara për regjistrim në sistemin kadastral të Kosovës nuk ekzistojnë.
Krahason, verifikon dhe përmes KVVP-së, zgjidhë zbrazëtitë dhe mospërputhshmëritë në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të para qershorit të vitit 1999, të cilat janë marrë në Kosovë nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën e bashkësive fetare.
Përmes KKP-së, rishqyrton kërkesat e mbetura të parashtruara gjatë mandatit të Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP), e që janë të lidhura me luftën në Kosovë, duke përfshirë rrethanat që drejtpërsëdrejti janë të ndërlidhura me to, ose janë pasojë e saj, në periudhën ndërmjet 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999.
Kryen detyrat dhe përgjegjësit që lidhen me zbatimin e vendimeve të Komisioneve, administron pronat me kërkesën e parashtruesit të suksesshëm të kërkesës dhe zbaton skemën vullnetare të qirasë për pronat nën administrimin e AKKVP-së.
Organizimi
Mbështet punën e përditshme të gjithë Agjencisë dhe ruan dokumentacionin mbi të cilin mbështetet çdo lëndë.