Republika e Kosovës · Republika Kosovo · Republic of Kosovo
Përgjigje për pyetjet më të shpeshta lidhur me rolin, kompetencat dhe proceset e AKKVP-së.
Formalizimi i të drejtave pronësore është procesi përmes të cilit shqyrtohen dhe njihen ligjërisht të drejtat pronësore mbi pronat e paluajtshme, të cilat janë bartur në mënyrë joformale para 24 marsit 1999, për shkak të legjislacionit diskriminues ose mungesës së dokumenteve të nevojshme për regjistrim në kadastër.
Procesi i krahasimit dhe verifikimit të pronës nënkupton krahasimin dhe verifikimin të dokumenteve kadastrale origjinale të para qershorit 1999, të cilat janë marrë në Kosovë nga autoritetet serbe, me dokumentet kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe zgjidhjes së zbrazëtive dhe mospërputhshmërive që lidhen me pronat private, pronat private komerciale dhe pronat e bashkësive fetare.
Në lidhje me kërkesën për formalizimin e të drejtave pronësore vendos Komisioni për Kërkesa Pronësore (KKP), si organ i pavarur i AKKVP-së. AKKVP është përgjegjëse për përgatitjen e kërkesës për shqyrtim dhe vendimmarrje nga Komisioni, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për të marrë informata lidhur me statusin e kërkesës suaj, vizitoni kërkimin e kërkesave duke shënuar numrin e kërkesës dhe të dhënat përkatëse.
AKKVP ju njofton për vendimin lidhur me kërkesën tuaj përmes procedurave zyrtare të njoftimit.
AKKVP administron pronat me kërkesë të parashtruesit të suksesshëm të kërkesës, kur plotësohen kushtet ligjore. Përmes Skemës Vullnetare të Qirasë, AKKVP mund t’i japë me qira pronat nën administrimin e saj, në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore në fuqi.
Jo. Afati për paraqitjen e kërkesave ka përfunduar më 26 janar 2026.
Jo. Asistenca e ofruar nga stafi i AKKVP-së dhe procedura për paraqitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore ofrohen pa pagesë.
Po. Kundër vendimit të Komisionit, mund të paraqitet ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes AKKVP-së, brenda afatit të përcaktuar me ligj.