Republika e Kosovës · Republika Kosovo · Republic of Kosovo
AKKVP
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) funksionon përmes tre organeve kryesore: Bordit Mbikëqyrës, Sekretarisë Ekzekutive dhe Komisioneve vendimmarrëse, të cilat veprojnë në harmoni për zbatimin efikas dhe efektiv të mandatit ligjor të AKKVP-së.
Është institucion i pavarur i themeluar në bazë të nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L‑052.
Krahasimi i dokumenteve origjinale kadastrale të periudhës para qershorit 1999, të marra nga Kosova nga autoritetet serbe, me dokumentet kadastrale aktuale në Kosovë, me qëllim të identifikimit dhe zgjidhjes së mospërputhjeve dhe zbrazëtive ndërmjet tyre, në përputhje me legjislacionin ne fuqi.
Shqyrtimi dhe zgjidhja e kërkesave të mbetura lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe pronën private komerciale, si dhe zbatimi i vendimeve të komisioneve përkatëse të AKKVP-së, i aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe i vendimeve të komisionit përkatës të ish-DÇPB-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pranimi, regjistrimi dhe shqyrtimi i kërkesave për njohjen ligjore të të drejtave pronësore, të bartura përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999, në përputhje me kritereve dhe procedurat përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
AKKVP zbaton vendimet përfundimtare përmes mekanizmave dhe procedurave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Në varësi të natyrës së vendimit dhe bazës ligjore përkatëse, zbatimi përfshin: