
AKKVP dhe AKK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), e përfaqësuar nga znj. Afërdita Beka Arifaj, Drejtore Ekzekutive, dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), e përfaqësuar nga z. Faik Kelmendi, Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, me qëllim të mbështetjes së zbatimit të mandatit ligjor të AKKVP-së dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. […]


