Republika e Kosovës · Republika Kosovo · Republic of Kosovo
AKKVP
KKP është organ i pavarur, i mandatuar që të vazhdojë të vendosë kërkesat e mbetura të paraqitura në Agjencinë Kosovare për Prona, lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale; si dhe të vendosë kërkesat e paraqitura për njohje ligjore të të drejtave joformale pronësore, të pakontestuara dhe legjitime, për pronën e paluajtshme, të bartura ndërmjet palëve përmes transaksioneve joformale para 24 marsit 1999, bartja formale e të cilave është ndaluar nga legjislacioni diskriminues apo për të cilat dokumentet e kërkuara për regjistrim në sistemin kadastral të Kosovës nuk ekzistojnë.
KKP përbëhet nga tre (3) anëtarë. Një anëtar emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ndërsa dy (2) anëtarë ndërkombëtarë të KKP-së emërohen nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE), në pajtim me legjislacionin në fuqi.
3
Anëtarë gjithsej
1
Emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propozim të Kryetarit të Gjykatës Supreme
2
Anëtarë ndërkombëtarë, emërohen nga Përfaqësuesi Special i BE-së (PSBE)