Komisionet

Në bazë të Ligjit, në përbërje të Agjencisë janë dy Komisione për vendosje për zbatim të mandatit të AKKVP-së: Komisioni për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP) Komisioni për Kërkesa Pronësore (KKP). Q Sekretaria u ofron mbështetje me staf profesional, ligjor, administrativ dhe teknik në kryerjen e funksioneve të tyre ligjore, përmes Zyrave mbështetëse të Komisioneve.

Komisioni për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP)

Në mandat të saj KVVP do të ketë shqyrtimin dhe zgjidhjen e dallimeve dhe mos pajtueshmërive në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të para qershorit të vitit 1999, të cilat janë marrë nga Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare. KVVP përbëhet nga pesë (5) anëtarë. Dy (2) nga anëtarët e KVVP emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ndërsa tre (3) nga pesë (5) anëtarët e Komisionit, duke përfshirë një (1) përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, emërohen nga PSBE në përputhje me ligjin 04/L-274.

Komisioni për Kërkesa Pronësore (KKP)

Sipas Ligjit 05/L-010, KKP do të vazhdojë në zgjidhjen e kërkesave lidhur me Pronën e Paluajtshme Private, duke përfshirë Pronën Bujqësore dhe atë Komerciale të paraqitura në AKP deri në vendosjen e të gjitha kërkesave të pranuara. KKP përbëhet nga tre (3) anëtarë. Një anëtar emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ndërsa dy (2) anëtarë ndërkombëtarë emërohen nga PSBE në përputhje me ligjin 04/L-274.

Komisioneret

KKP është emëruar nga PSBE-ja. Kryetare dhe anëtare e KKP-së është znj. Violeta Demaj

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka emëruar Znj. Meleq Behxheti anëtare të Komisionit për Kërkesa Pronësore (KKP), me mandate tre (3) vjeçar.

 

Të bashëkangjitur keni vendimin për Meleqe Behxheti