Lirohen disa prona të shfrytëzuara ilegalisht në veri të Mitrovicës

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, tutje AKKVP, dëshiron të njofton publikun dhe median se pas shpërndarjes së njoftimeve paraprake për lirimin e pronës në veri të Mitrovicës dhe pas një procesi të vazhdueshem të komunikimit me të gjitha palët e përfshira në këtë proces, sot ka konstatuar se janë liruar në mënyrë vullnetare disa prona nga shfrytezuesit ilegal.
Sot, drejtoresha e AKKVP-së, znj. Afërdita Beka Arifaj ka kryer një verifikim në terren dhe ka konstatuar lirimin e pronave të përmendura, duke siguruar që këto prona t’u kthehen pronarëve të tyre legjitim. Tutje, znj. Beka Arifaj, siguron gjithë qytetarët që ky veprim është ndërmarrë në përputhje me mandatin e AKKVP-së dhe legjislacionin në fuqi të zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas mandatit te saj, AKKVP do të vazhdojë të angazhohet në mbrojtjen e të drejtave pronësore të qytetarëve në gjithë teritorin e Republikës së Kosovës dhe në kthimin e pronave tek pronarët legjitim.
Ftojmë të gjithë shfrytëzuesit ilegal të pronave që janë subjekt i kërkesave për lirimin e pronave pranë AKKVP-së, të bashkëpunojnë dhe të lirojnë pronat në mënyrë vullnetare, duke shmangur kështu masat ligjore që mund të ndërmerren në rast të mosrespektimit të njoftimeve.
AKKVP dëshiron të falënderojë qytetarët për bashkëpunimin e tyre dhe për mirëkuptimin në këtë proces të rëndësishëm.
Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, gjegjësisht Njësinë e Informimit.

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës