Emërimi i Drejtorit dhe Zëvendës Drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës

"

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 8 qershor, 2023, me shumicë votash emëroi znj. Afërdita Beka-Arifaj, Drejtoreshë dhe z. Milaim Çekaj, Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës. Mandati i të emëruarve është për një periudhë pesë (5) vjeçare.