Bordi Mbikëqyrës

Bordi Mbikëqyrës përbëhet prej pesë anëtarëve, tre nga anëtarët e tij janë ndërkombëtarë dhe dy anëtarë vendorë, të cilët emërohen sipas legjislacionit në fuqi. Bordit Mbikëqyrës i është dhënë mandati të mbikëqyrë punën e AKKVP-së dhe t’i ofrojë udhëzime për politikat dhe orientimin përgjithshëm të Agjencisë. Megjithatë, qartë është përjashtuar nga marrja pjesë në procesin me të cilin KVVP dhe KKP merr vendimet e veta. Drejtori i Sekretarisë Ekzekutive e përfaqëson Sekretarinë Ekzekutive para Bordit Mbikëqyrës dhe Sekretaria Ekzekutive gjithashtu i ofron shërbime administrative Bordit. Kjo përfshin: organizimin e mbledhjeve të Bordit, shpërndarjen e dokumenteve dhe informacioneve relevante dhe monitorimin e veprimeve të ndërmarra në lidhje me instruksionet, këshillat dhe udhëzimet e Bordit.

Sipas Ligjit Kryeministri propozon pesë anëtarët e Bordit Mbikëqyrës për t’u emëruar nga Kuvendi i Kosovës. Në pajtim me ndryshimet me Ligjin 04/L-115, emërimet e bëra në përputhje me Kushtetutën, vazhdojnë sipas termave dhe kushteve të përcaktuara në vendimin e emërimit.


Në Tetor 2018, behet emërimi i anëtarëve të Bordit të AKKVP-së nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Ambassador HoO/EUSR. Anëtarë të Bordit Mbikqyrës të Agjencisë janë emëruar:

Znj. Chyssoula Aliferi, Ambasadore kryesuese e Zyres Lidhese te Greqise
Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP)

Znj. Annette Fath- Lihic, Këshilltare e Lartë Politike/Koordinatore Ekzekutive, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës,
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AKKVP-së

Në tetor 2020, bëhet emërimi i anëtarit të tretë të Bordit të AKKVP-së nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Shefit të zyrës së BE-së, shkëlqesisë së tij Z. Tomas Szuyong.

Znj. Karin Hernmarck Ahinly, Ambasadore e Suedisë është zgjedhur si Anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë.